Mjegulla energjitike nuk ngroh askend
Dėrguar tė Sunday, 05 March @ 16:48:40 PST nga aipr
|
|
Gjykimi se gazsjellesi qe shtrihet deri ne Maqedoni mund te zgjatet drejt Shqiperise eshte ngushte i lidhur me 2 kushte: e para, me krizen politike mes Rusise dhe Ukraines. E dyta, me efikasitetin e investimit. Çfaredo rritje e kapaciteteve prurese te nje gazsjellesi, kerkon nga burimi deri ne piken e daljes ngritjen e presionit dhe nje proces te kushtueshem pompimi (revamping), i cili per gjatesi disa mijera kilometra mund te kushtoje miliarda dollare
Nga Agim Gjinali Shtypi shqiptar krijoi ditet e fundit nje mjegull mbi orientimet ekonomike e politike te qeverise lidhur me tendencat e zhvillimit te tregut te energjise ne vend. Duke e mbivleresuar nenshkrimin e nje kerkese te perbashket me Maqedonine ndaj Gazprom-it rus, aludohet se qeveria e Shqiperise po i largohet orientimit amerikan. Problemi kryesor ne kete debat eshte mungesa e te dhenave teknike dhe hamendesimet mbi pista politike, qe shume pak e perkufizojne rrafshin ekonomik. Pyetja e pare qe shtrohet eshte: Nga do te vije ky gaz? Burimet e gazit gjenden ne Siberi dhe gazsjellesi aktualisht kalon nga Rusia neper Ukraine, Rumani, Bullgari dhe Maqedoni. Pika e fundit ku arrin gazi rus eshte Shkupi dhe volumi i prurjes nuk i kalon 300 miljon metra kub ne vit. Ne muajin e fundit per shkak te situates se tensionuar politike mes Rusise dhe Ukraines (per shkak te anetaresimit te deshiruar ne NATO nga Kievi), Gazprom-i nuk ka mundur ta furnizoje nje treg shume me te sigurte sesa tregu ballkanik duke munguar me 15% ne furnizimin e kontraktuar, afersisht 3 miljard metra kub- destinuar per tregun italian. As marredheniet shume te mira te kryetarit rus Putin me kryeministrin Berluskoni nuk arriten ta zgjidhin kete ceshtje, derisa ministri Scaiola i Aktiviteteve Prodhuese te Italise u detyrua ta reduktoje konsumin per afro 4-5%, gje qe ndodh per here te pare prej 30 vitesh. Kontratat e furnizimit me gaz jane shume te komplikuara (sipas modelit take-or-pay), qe do te thote se palet obligohen ta paguajne demin e shkaktuar nga moslevrimi ose nga paaftesia e perthithjes se prurjeve. Vetem per nje periudhe 1 javore demet e kontrates ruso-italiane arrijne mbi nje miliard dollare. Rusia per t’iu shmangur problemit qe ka me Ukrainen po ben perpjekje maksimale per te futur ne perdorim edhe fazen e dyte te gazsjellesit “Blue Stream”, i cili kalon ne vije detare nga Turqia. Rusia mendon aktualisht qe ta zgjase kete gazsjelles neper Greqi per te arritur ne Adriatik dhe prej aty ne Itali. Ky investim shume miliard-dollaresh nuk mund te permbushet perpara vitit 2010 dhe ka per qellim mbajtjen e tregut italian, sepse prej krizes se fundit te shkaktuar krejt Europa ka filluar te mendoje per t’iu larguar ndikimit dhe varesise prej gazit rus duke i dhene perparesi diversifikimit te prodhimit dhe importit nga shtete te tjera. Gjykimi se gazsjellesi qe shtrihet deri ne Maqedoni mund te zgjatet drejt Shqiperise eshte ngushte i lidhur me 2 kushte: e para, me krizen politike mes Rusise dhe Ukraines. E dyta, me efikasitetin e investimit. Çfaredo rritje e kapaciteteve prurese te nje gazsjellesi, kerkon nga burimi deri ne piken e daljes ngritjen e presionit dhe nje proces te kushtueshem pompimi (revamping), i cili per gjatesi disa mijera kilometra mund te kushtoje miliarda dollare. Tregu shqiptar ne kushtet aktuale nuk e arsyeton kete investim, qofte per nga niveli i tij i konsumit, qofte nga gatishmeria e infrastrukturave te brendshme ne vend. Ne kete rast as Gazprom-i nuk ka motive per te investuar ne revamping te ketij gazsjellesi, i cili nuk mbeshtet mbajtjen e tregjeve paresore, por thjesht synon vagullt zgjerimin e shitjeve ne ne tregje dytesore. Maqedonia me kete levizje me shume ka tentuar te joshe Gazprom-in per te rritur prurjet drejt vendit te vet, sesa per te mbeshtetur nje proces rajonal ne tregun e gazit. Duke mbeshtetur kerkesen e Maqedonise, qeveria shqiptare ka treguar vullnet ne bashkepunimin rajonal dhe mençuri ne gjetjen e pikave te pademshme per strategjine e zhvillimit energjitik te Shqiperise. Ne te njejten kohe qeveria eshte duke negociuar me disa operatore per te mundesuar diversifikimin e furnizimit te vendit me gaz edhe nga burime te tjera, jo ruse, dhe te pakushtezuara politikisht. Ne kete aspekt, qeveria nuk mund te etiketohet as si proamerikane- pavaresisht disa ofertave nga grupe amerikane te pranishme– as si proruse ne krahun tjeter. Ajo eshte thjesht pro shqiptare dhe kjo eshte gjeja me pozitive qe mund te pritet prej saj.
|
| |
|