Shume pronare biznesesh dhe manaxhere qendrojne shume strikt persa i perket buxhetit te tyre te marketingut. Dhe asgje tjeter nuk e flak tutje me shpejt nje buxhet sesa reklama. Reklamimi, ose te paguash nje shume te mire parash per te vendosur mesazhin tuaj perballe tregut tuaj te synuar, ende e ka nje vend ne marketingun tuaj miks, megjithese nuk eshte qartesisht aq efektiv si dikur.
Nga Michele Pariza Wacek
Shume pronare biznesesh dhe manaxhere qendrojne shume strikt persa i perket buxhetit te tyre te marketingut. Dhe asgje tjeter nuk e flak tutje me shpejt nje buxhet sesa reklama. Reklamimi, ose te paguash nje shume te mire parash per te vendosur mesazhin tuaj perballe tregut tuaj te synuar, ende e ka nje vend ne marketingun tuaj miks, megjithese nuk eshte qartesisht aq efektiv si dikur.
Nese ju keni marre vendim te reklamoni, ju nevojitet te tregoheni te mençur, perndryshe ju mund ta gjeni veten shume shpejt me nje buxhet te shfryre dhe me shume rezultate te pa- arritura.
Me poshte jane shtate pyeje per t’i bere vetes perpara se te mbushni çekun.
1. Keni nevoje te gjeneroni menjehere konsumatore / shitblerje / kryesime tregjesh / etj.?
Neqoftese eshte keshtu, atehere me mire nxirrni nga xhepi portofolin. Reklama eshte menyra me e mire per ta percjell mesazhin tuaj ne tregun qe synoni. (Ne fund te fundit ju jeni duke paguar per t’u pozicionuar ne treg).
2. Keni ndonje menyre tjeter per te perhapur fjalen rreth biznesit tuaj?
Per shembull, keni nje databaze te konsumatoreve apo nje list te gazetave qe shperndahen elektronikisht? Nese po, atehere do ishte me mire te dergonit nje e-mail (marrim rastin kur keni e-mailat e konsumatoreve). Megjithese teknikisht njoftimet me e-mail bien perpara reklames, une nuk jam duke i njehsuar ne kete rast te veçante, sepse eshte shume here me i lire ose me kosto shume te ulet.
Mbase ju keni nje kend te mire te lajmeve dhe nje marredhenie te mire me nje reporter. Ose ju keni nje trafik te madh ne faqen tuaj te internetit apo e keni faqen interaktive ne menyre qe te komunikoni me konsumatoret potenciale. Apo mbase ju jeni vullnetar aktiv i nje organizate te madhe dhe mund te perdorni rrjetin e saj per te percjelle mesazhin. Por ne qofte se nuk keni asnje prej ketyre mundesive te verteta, atehere ju duhet te shihni me nga afer mundesine e reklamimit.
3. Keni nevoje te zgjeroni perpjekjet e tjera te marketingut?
Mbase ju keni artikuj te paraqitur ne nje faqe interneti, duke synuar bazen e konsumatoreve tuaj. Shume mire nese artikulli juaj eshte ne balle apo ne qender dhe jo shume mire kur artikulli eshte i varrosur ne arkiv. Nje reklame e vogel mbi ate faqe interneti mund t’ju mbaje juve per shume kohe ne veshtrimin e tregut te synuar. Ose mbase beni nje goditje te arte dhe arrini te publikoni nje artikull te madh rreth kompanise suaj ne gazeten me te mire ekonomike. Do ishte fantastike per ate muaj dhe jo kaq shume per 11 muajt e tjere. Mbase po harxhoni shume kohe per te rritur trafikun ne faqen tuaj te internetit. Reklama eshte e mire per te shpejtuar gjerat me tej. Frekuenca eshte mbret kur behet fjale per marketingun. Nese ju jeni jashte veshtrimit te konsumatorit, me shume gjasa jeni edhe jashte mendjes se tij kur te vije koha e blerjes. Reklamimi eshte nje menyre e mire per te fuqizuar apo te rritur shpejtesine e asaj qe ju tashme jeni duke bere.
4. A ka metoda te tjera marketingu qe nuk jane pervetsuar ne kete situate?
Le te supozojme se ju deshironi nje shitje, por databaza e konsumatoreve tuaj eshte e vogel apo nuk ekziston fare, faqja juaj e internetit ka nje trafik minimal apo nuk keni terhequr vemendjen e medias, perderisa nje shitje nuk eshte lajm. Çfare do beni? Do transmetoni disa reklama.
5. Do ishte me mire te kurseje kohen apo parate?
Le ta shohim kete. Te vraposh me reklama eshte e lehte. Metodat e tjera te marketingut hane shume me teper kohe. Nese ju deshironi qe marketingu juaj te jete i lehte, atehere reklama eshte ajo qe ua ben me te kollajte kete ceshtje. Tashme ekziston nje kushtezim per kete çeshtje, sepse ju mund merrni ne pune njerez per te bere disa prej ketyre detyrave te marketingut, sikurse eshte rifreskimi i faqes se Internetit apo rendja neper fushatat e marredhenieve publike, etj. Mirepo jo çdo gje mund te sjelle frytet e veta. Keshtu qe ju mund te ngelni ne te njejtat pozita tregu, nderkohe qe jeni duke shpenzuar shume kohe te cilen nuk e keni me teprice.
6. Mos po planifikoni te testoni nje fushate te re, nje produkt apo nje treg te synuar?
Transmetimi i reklamave te vogla dhe jo shume te kushtueshme mund te jene nje menyre e mire per te testuar aspekte te caktuara te marketingut perpara se te angazhohesh ne fushata te fuqishme, te kushtueshme dhe qe kerkojne kohe. Nese ju deshironi te penetroni ne nje treg te ri, nese ju keni nje produkt te ri per te lancuar apo nje mesazh marketingu per ta provuar, blini disa reklama dhe shihni çfare lloj pergjigje do merrni. Nje tjeter fuqi e reklames eshte kontrolli – ju keni kontroll total mbi çfare ju po testoni.
7. A i ikin format e tjera te marketingut teknikave te matjes?
Ndodh qe po. Publiciteti ne nje apo dy mediume ngjan shpesh te gjeneroje me shume shitje dhe me shume vemendje se çdo forme tjeter qe keni provuar. Nese eshte keshtu, atehere mos i beni rremuje gjerat. Siç thote nje shprehje e vjeter: Persa kohe qe poçja s’eshte thyer, mos u lodhni ta ngjisni! Perdorni ate qe e dini se ju jep sukses. Ne te kundert mbeshtesni aksionin tuaj me forma paralele marketingu per te fuqizuar veprimin ne treg. E rendesishme eshte te dini pse po i shpenzoni parate. Kjo ne marketingun e shitjeve quhet matje e efektit te reklames dhe marredhenieve publike.