Mos u fshihni pas fytyrave te famshme
Dėrguar tė Monday, 27 February @ 07:16:10 PST nga aipr
|
|
Fiksimi i markes tuaj tek nje yll me popullaritet nuk do t’ju ndihmoje juve te bindni tregun e vajzave. Ne fakt, ai mund te rezultoje nje deshtim i plote
Nga The Girls of 3iYing Miresevini ne nje mesim mbi marketingun qe ka per treg te synuar vajzat. Kushtojini vemendje, sepse çeshtja ka te beje me nje prej manive te marketingut qe po demton me shume. Nese ju ndoqet finalen e Super Bowl dhe verejtet Jessica Simpson te çmendej per Pizza Hut, ju tashme keni depertuar brenda rreziqeve potenciale te “popullaritetit”. Tendencat e marketingut eshte nje prej gabimeve me te medha qe eshte bere ne tregun e vajzave te shekullit te XXI. Fame-zimi ndodh kur ju humbni besimin ne aftesite tuaja per te fituar nje vajze ne baze te meritave tuaja. Ju bindni veten tuaj se ju keni nevoje per nje njeri te famshem qe te jete dikushi, te jete me vlera dhe te terheqi vemendjen. Ndersa kjo pasiguri rritet, ju ndaloni ngritjen e identitetit individual te markes suaj dhe zgjidhni te fshiheni me mire pas imazheve te njerezve te famshem.
1. Identitet i vjedhur. Ju perdorni identitetin e tyre ne promovimet tuaja, reklamat e printuara dhe komercializimet e tjera. Nganjehere madje perfshini teresisht identitetin e tyre dhe emertoni produktet bazuar tek ato, si psh. parfumi Curious nga Britney Spears. Ju besoni se Lindsay Lohan apo Beyonce mund ta bejne produktin tuaj me teper atraktiv dhe vajzat do ju zgjedhin ju meqenese po perdorni keto figura te famshme ne reklamat tuaja. Por e keni gabim. Mos u marrosni pas ekstravagances dhe magjirave. Nje figure e famshme nuk mund t’ju bej juve te pelqyeshem apo te vlefshem. Menyra e vetme per te qene cool… eshte --- Mos ta provoni! Kjo do te thote se fame-zimi jo thjesht nuk ndihmon ne rritjen e emrit tuaj, por ai mund ta demtoje ate ne menyre te pandreqshme. Ketu gjendet shpjegimi i vajzave qe merren me berjen e opinioneve, te cilat shpjegojne se si “fame-zimi” eshte duke vene ne rrezik marken tuaj dhe pse kompanive ju nevojitet ta hedhin tutje kete prirje.
2. Humbja e besimit. Vajzat e dine se marreveshjet me njerezit e famshem nuk jane gje tjeter veçse marifete te marketingut te fabrikuar qe nuk kane fare te bejne me opinionin e e vertete qe njerezit e famshem kane per produktin. Ne gjithashtu e dime qe njerezit e famshem jane paguar shume mire per te promovuar produktin dhe ky fakt krijon nje gje te vogel e cila quhet “konflikt interesash”. Kjo i shfuqizon nga vlera deklaratat e tyre promocionale. Qe kur njerezit me fame qellon shpesh te promovojne shume produkte te ndryshme, reklamat tuaja duken jo te sinqerta. Mbiperdorimi i figurave te famshme i zhvlereson ata per te patur nje raport te veçante me produktin tuaj. Vajzat mund te pelqejne disa njerez te famshem, por me plot pasion ne i urrejme te tjerat. Dhe nese personazhi i famshem qe ju keni perzgjedhur per promovim na ngjall neveri, me shume gjasa kete fat duhet te kete dhe produkti juaj. Duke mos i kushtuar vemendje kualitetit te produktit, ne keto raste ne nuk duam t’i japim atij asnje shans. Kujtoni qe per nje moment figura juaj e famshme mund t’ju fuse ne telashe, dhe reputacioni juaj nis te fundoset me tej ne shoqerine tuaj aksionere. Nese ata shkojne poshte edhe ju do shkoni poshte. 3. Kundervihuni tendencave. Figurat e famshme zhvendosen brenda dhe jashte popullaritetit me shpejtesine e drites. Nese marredhenia jone eshte me njeriun tuaj te famshem dhe jeteshkurter me teper se sa me perfitimet e qendrueshme te produktit tuaj, nuk ka asgje qe ta mbaj magjepsjen tone te lidhur pas njerezve te famshem qe shuhen here pas here. Vajzat e pushtuara nga fama e njerezve popullore nuk jane te respektuara, veçanarisht kur ato imitojne si papagall paraqitjen dhe veprimet e ketyre miteve. Vajzat te cilat perdorin produkte te bazuara ne reklamat e njerezve te famshem, aktualisht po vendosin veten e tyre para rrezikut e te gjeturit ne nje situate talljeje – veçanarisht ndersa ato verdallosen pertej mjediseve te shkolles se mesme. Nuk eshte nje luks i madh te kesh nje etikete JLo ne veshjet tona ose te na shohin duke sprucuar veten me parfumin Britney Spears. Etiketat e njerezve te famshem funksionojne kunder vajzave qe aktualisht jane duke perdorur produktin, pavaresisht nga cilesia e produktit. Edhe sikur ne te pelqejme nje produkt qe ka ne baze imazhin e njeriut te te famshem, ne shpesh refuzojme te blejme ate, sepse ne nuk duam qe shoket tane te mendojne qe ne kemi rene viktima te lojes se marketingut. Kush deshiron te jete pre e talljes se dites? Vajzat moderne jane gjithashtu te sofistikuara per t’i dhuruar autoritet figurave te famshme. Te famshmit jane thjesht njerez. Opinionet e tyre nuk jane me kuptimplote se ato te te tjereve. Ato tashme jane te pasura, keshtu qe pse u nevojiten parate tona? Ne nuk duam ta perkrahim kete tendence adhurimi.
4. Shume truk. Vajzat vizualisht ç’akordohen nga reklamat me personazhe te famshem. Ne jemi te bombarduar me pikturat e te famshmeve, kudo qe te hedhesh syte shohim te njejtat fytyra çdo here. Nicole Richie, Beyonce, Lindsay Lohan, Jessica dhe Ashley Simpson, Hilary Duff dhe Paris me Nicky Hilton i shohim te ngjitura perqark kaq me tepri, sa qe kane lene stampa permanente ne memorien tone. Reklamat me njerez te famshem nuk jane ngacmuese apo misterioze. Ato nuk stimulojne imagjinaten apo intelektin tone. Sinqerisht ato jane te merzitshme, keshtu qe ne nuk e perthithim mesazhin e marketingut. Pak me rralle, ne nuk e perthithim mesazhin e marketingut, sepse ai eshte i fshehur pas asaj fytyre famoze. Reklamat me njerez te famshem kurre nuk na tregojne neve rreth produktit tuaj. Si rezultat, shpesh eshte e veshtire te kujtosh çdo gje te dobishme rreth reklames se sa faktin qe Catherine Zeta-Jones eshte duke modeluar per T-Mobile apo Lindsay Lohan per Dooney & Burke.
5. Asgje personale. Vajzat nuk mund te lidhen me personazhet e famshme mbi nje nivel personal, sepse jeta e ketyre te fundit nuk ka asgje te perbashket me boten reale. Ato jane te pasura dhe blejne produkte luksoze butikesh. Si mund ta kuptojne ato sfidat e blerjeve te bazuara mbi nje buxhet? Sa prej njerezve te famshem jane gati te blejne produktet te cilat jane duke reklamuar? A po perdor Beyonce aktualisht bojen e flokeve L’oreal Feria? A besoni ju se Christina Aguilera gjate aktivitetit te saj sportiv mban te veshura Sketchers? Dhe aq shume sa e respektojme Queen Latifah, po aq sfiduese eshte te pranojme se Cover Girl eshte marka e saj e preferuar. Perdorimi i te famshmeve na tregon ne se produkti juaj nuk mund te qendroje mbi kembet e veta. Te shfaqesh nje personazh te famshem duke thirrur “Une jam e pasigurt” eshte njesoj sikur te besosh qe nje mesoburre eshte duke kerkuar per veten nje grua naive dhe kete ta quaj si trofe. E gjithe kjo na tregon ne se ju nuk besoni ne marken tuaj. Dhe kur nuk besoni ju, pse duhet ta bejme ne kete?
6. Individualizmi. Figurat e famshme e minojne cilesine dhe ekspertizen e industrise suaj. Vajzat pranojne si te vertete se ne qofte se ju keni nje produkt te forte dhe te pranueshem, ju duhet ta promovoni ate bazuar ne atributet e tij te pamohueshme ne vend qe te ulni veten te promovoni identitetet e dikujt tjeter. Keshtu mesimi eshte, qe sot fame-zimi nuk ju hap dyert per te hyre ne tregun e vajzave. Vajzat moderne nuk jane shume te dhena pas personazheve famoze. Ne luftojme te jemi individualiste dhe jo te imitojme si papagall te pasurit dhe te famshmit. Keshtu qe ne qofte se ju kerkoni te keni nje rol kryesor ne tregun e vajzave amerikane te shekullit XXI, ju duhet te udhehiqni me vlera te sinqerta, cilesi, origjinalitet dhe me produkte te medhenj. Atehere ju do te keni sukses, duke bere ate çfare gjithmone ju ka thene mamaja: te jeni vetvetja!
|
| |
 |
Mesatarja: 0 Vota: 0
|
 |
|